Dil jashtë! Gruaja rreh burrin dhe fëmijët në Tiranë

schedule15:35 - 30 Janar, 2020

schedule 15:35 - 30 Janar, 2020

Policia e Tiranë ka arrestuar një 43 vjeçare gjatë mbrëmjes së djeshme pasi akuzohet se rrahu bashkëshortin e saj duke e nxjerrë madje edhe jashtë ambienteve të shtëpisë.

Policia bën me dije se para se të qëllote bashkëshortin, 43 vjeçarja me inicialet B.M ka rrahur edhe fëmijët duke bërë që të njoftohej policia.

“Është arrestuar B. M., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të mitur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në prezencë të fëmijëve të mitur ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e ka nxjerrë nga banesa”, bën me dije policia e Tiranës.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes së djeshme janë arrestuar edhe disa persona të tjerë kryesisht për vjedhje.

Njoftimi i plotë

Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e DVP Tiranë janë ndaluar dhe arrestuar 7 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve kundër pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A. P., 29 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë natës, nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetasit H. S., 42 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë këtij muaji, konkretisht:

– I vjedhjes së një pakoje në një motor, më datë 29.01.2020;

– I vjedhjes së portofolit të shtetases E. D., më datë 18.01.2020;

– I vjedhjes së laptopit të shtetasit E. M., më datë 27.012020;

– I vjedhjes së disa pijeve alkoolike në ambientet e një hoteli, më datë 27.012020;

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet me të cilat dyshohet se ka realizuar vjedhjet, një mjet prerës sharrë dhe një kaçavidë e vogël.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e DVP Tiranë janë ndaluar edhe 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

– H. SH, 49 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”

– S. G, 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, nga strukturat e DVP Tiranë janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– B. M., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të mitur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në prezencë të fëmijëve të mitur ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e ka nxjerrë nga banesa.

– E. Xh ., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

– G. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

– F. H ., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!