Dele Ali mund të rikthehet në Everton më herët, pasi Besiktas po mendon të ndërpresë marrëveshjen e tij të huazimit pas një sezoni shumë të dobët. Ish-lojtari i Tottenhamit po përballet me një rikthim në Everton nga Besiktas nëse rezultatet e tij nuk përmirësohen, raportojnë mediat turke.
Ish-lojtari anglez u transferua në Turqi për një marrëveshje njëvjeçare verën e kaluar, por vazhdimisht ka luftuar për formën.
Besiktas are ‘considering terminating Dele Alli’s loan deal’ after just nine games.
Alli has until the end of the month to improve his performances or Besiktas will begin talks with Everton about him returning.
Via Daily Mail Sport pic.twitter.com/o3OITc4Fqw
— SPORTbible (@sportbible) January 6, 2023
Ai bëri 11 paraqitje, duke shënuar vetëm dy gola, madje u sha nga tifozët vendas kur u përjashtua pas 29 minutave të lojës.
Sipas gazetës turke “Sabah”, Besiktas tashmë po mendon të ndërpresë kontratën me Allin dhe ta rikthejë atë te Everton.
Alli nuk ka luajtur në katër ndeshjet e fundit të Besiktas në ligë. Vetëm tre vite më parë anglezi kishte një vlerë prej 100 milionë eurosh, ndërsa sot vlera e tij në treg sipas “Transfermarket” është 14 milionë euro. /G.D abcnews.al/