Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dikur “shtëpia” e avionëve: Një shëtitje në bazën ajrore shqiptare Gjadër

schedule14:21 - 22 Gusht, 2022

schedule 14:21 - 22 Gusht, 2022

Nga Hans Wiesman, War History Online

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Në vitin 2016, unë vizitova zonat e luftës në ish-Jugosllavi me një mik timin. Pas një udhëtimi të gjatë nga Holanda, ne lundruam përgjatë rrugëve bregdetare më paqësore dhe piktoreske përgjatë Mesdheut, nga Trieste në Itali deri në jug-lindje deri në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Mal të Zi.

Destinacioni ynë përfundimtar ishte planifikuar të ishte Shqipëria, për një arsye të mirë. E dija se kishte një kompleks të fshehtë bunkerësh dhe një bazë të Forcave Ajrore të mbetur nga Lufta e Ftohtë, me emrin Gjader.

Ajo u ndërtua nga diktatori Hoxha, një marksist i vetëquajtur që drejtoi vendin nga 1944-1985. Me një admirim fanatik për Stalinin, ai u bë paranojak dhe kishte frikë nga sulmet jo nga NATO, por nga Jugosllavia, shkruan abcnews.al.

Hoxha filloi të ndërtonte këtë kompleks të madh nëntokësor plus mijëra bunkerë, të cilët do të mbroheshin nga një flotë e madhe Migs, kamionësh dhe armësh, të gjitha “mbeturina të dizajnuara nga Rusia”, të ndërtuara pjesërisht nga kinezët.

Çuditërisht, në vitin 1994, ndërsa filloi lufta në Jugosllavi, CIA e përdori këtë bazë për operacionet e saj të mbledhjes së inteligjencës mbi Bosnjën kundër ushtrisë serbe.

Ky ishte thesari i fshehur, u ndjeva si Ali Baba në Shqipëri! Epo, për mua, me siguri ia vlente një udhëtim i gjatë në një vend shumë të izoluar, pavarësisht nëse historia mori një kthesë tjetër.

Për vazhdimin e historisë, shikoni fotot e radhës për më shumë detaje në vazhdim.

Ky është versioni rus i krijuar nga Lusinov, por ai ka një dritare shtesë menjëherë pas dritareve anësore të kabinës dhe një motorin Radial. Ndërsa ishim gati për të arritur me motorrat tanë Harley në Shqipëri, pranë kufirit me Malin e Zi, ne kishim hasur tashmë një situatë të çuditshme me një oficer policie.

Ai ishte fshehur në shkurret përgjatë rrugës, ndërsa unë iu afrova me zhurmën e motorit tim. E pranoj që po ecja pak shpejt, rreth 60-70 milje/h mendoj. Sidoqoftë, ndoshta isha shumë shpejt për atë që ndodhi më pas.

Ai mbante një lloj veshje kamuflazhi dhe nga askundi, 20 metra përpara timonit tim, ai më doli përpara me të dyja duart në ajër, si një shenjë që duhet të ndaloja. Ashtu si një mace në panik, qëndroi atje në mes të rrugës, duke më parë dhe pa dyshim duke pyetur veten se si do të menaxhoja ta shmangia.

Për fat të mirë, vendosi që brenda një sekondi të fshihej sërish në shkurret ku ai ishte fshehur.

Gjë që shpëtoi ditën time dhe jetën e tij, por më pas çfarë ndodhi?

Bunkeri i Shqipërisë është i mbushur me avionë kinezë në tunele të pafundme, të mbrojtura mirë nga Presidenti i Jugosllavisë, Tito, i cili shkatërroi Bashkimin Sovjetik. Ai kurrë nuk erdhi dhe ndoshta nuk ishte i interesuar, ndërsa Shqipëria u përfshi në izolim total, Republika e Errësirës.

Pas vdekjes së Stalinit, Hoxha u kthye drejt Maos dhe vendi u bë i vetmi shtet i sunduar nga Maoistët në Europë. Por, kur ai vdiq gjithashtu, opsionet e Shqipërisë për komunizëm po shteronin. Çfarë lehtësimi ishte për diktatorin, por jo për popullsinë, shkruan abcnews.al.

Ndërsa mbërritëm në Shqipëri, kontrasti me pjesën tjetër të ish-republikave jugosllave nuk mund të ishte më i fortë se aq. Ndërkohë që Sllovenia, Kroacia e shumë vende të tjera kishin përqafuar turizmin ndërkombëtar dhe ishin të zëna me ndërtimin e infrastrukturës bashkëkohore me autostrada dhe marina përgjatë vijës bregdetare madhështore, Shqipëria kishte një sistem rrugor shumë të dobët.

Një trafik i vërtetë, ku kishte jo vetëm makina, kamionë dhe autobusë por edhe dhitë, lopët dhe delet kishin rrugën  e tyre. Nëse një shofer taksie ka nevojë për një klient, ai papritmas kthehet në anën e majtë të rrugës dhe bllokon të gjithë trafikun në hyrje. Për t’i bërë gjërat edhe më keq në këtë mes, një tufë e madhe delesh po kalon dhe bllokon rrugën.

Askush nuk kujdeset për këtë pjesë. Një kamion i vjetër rus ose kinez brenda kompleksit të tunelit të Gjaderit. Është e mahnitshme që kjo bazë e Forcave Ajrore u sulmua nga revolta e popullit vendas në vitin 1997.

Ata arritën të shkatërronin kullën e kontrollit, por qendruan larg nga armëve dhe avionëve. Kompleksi ishte në gjendje të mjerueshme, dhe pa qasjen e popullit deri pak kohë më parë.

Ndërsa arritëm në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër, për të qëndruar gjatë natës ne pamë një situatë dualiste por paqësore. Pamë një xhami të madhe në rrugën kryesore dhe në anën tjetër të së njëjtës rrugë një katedrale të madhe katolike.

Drejtori i hotelit insistoi që të parkonim brenda zonës së hoteli dhe katedrales, pasi motorët ishin shumë të lakmuar, për atë vend që dukej si i botës së tretë. Në hotel fola me drejtorin. Ai dinte për bazën e Forcave Ajrore në Gjader, por ishte i sigurt se aksesi për mua do të ishte i pamundur.

Në vitin 2016, duket se erdha shumë herët pasi më vonë dëgjova se bunkerët e nëndheshëm ishin të aksesueshëm tashmë për publikun.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!