Seid Visin, një i panjohur në botën e futbollit profesionist, është ndarë nga jeta në moshën 20-vjeçare. I lindur në Etiopi në shtator të vitit 2020m, ai kishte mbërritur që fëmijë në Itali.
Seid ishte birësuar nga një familje në Novara dhe më pas u transferua në Milano, aty ku u bë pjesë e skuadrave të moshave të Milanit.
Madje GDS raporton se ka qenë shok dhome me portierin Gigio Donnarumma.
Pas Milanit ai kaloi te Benevento. Në vitin 2016 e la futbollin, për t’u zhvëndosur në shtëpinë e tij në Campania.
Aty ai u bë pjesë e Atletico Vitalica, në futbollin 5 kundër 5. Sot Seid Visin u gjet i pajetë në apartamentin e tij. /abcnews.al