Faton Piraj është një inxhiner shqiptar nga Prizreni që ka korrur sukses në Austri. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi historinë e vështirë të jetës së jetës së tij, nga emigrimi dhe punët e vështira që ka bërë deri te e tashmja. Aktualisht Piraj është inxhinier pranë markave luksoze të makinave si Porche, Audi apo Mercedes.
“Pas studimeve punova si profesor i matematikës në një gjimnaz, por nuk kishte shumë të ardhura dhe nuk ishte mundësia që të jetoja më në Kosovë. Kisha planet e mia, kështu që vendosa të largohem.
Unë kam ardhur në Vjenë me një shokë që e njihte Vjenën dhe vendimi ishte shumë i shpejtë. 5 vitet e para kam ardhur gjatë verës, kam ardhur dhe kam shkuar, kam punuar punë nga më të vështira. Unë kisha fatin që munda të punoja si ndërtues stufash në shtëpitë e njerëzve të pasur.
Unë kam një kohë shumë të gjatë që punoj në industrinë automobilistike. Kam bërë shumë projekte, kam punuar për Mercedezin, Audin, Porche, kam punuar edhe për shtëpitë e veturave që prodhojnë në Japoni siç është Toyota”, tha ndër të tjera Faton./abcnews.al