Werder Bremen ka patur një sukses në vitin 2004 ku fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.
Lojtarë me emër kanë luajtur për qytetin e muzikantëve si Ozil, Micoud, Klose, Aliton etj. Në këtë ekip ka qënë dhe portieri gjerman, Tim Wiese i cili erdhi në vitin 2005 tek klubi kampion.
Tim Wiese luajti për 7 vite dhe u bë një element kryesor i formacionit të Thomas Schaaf. Portieri Wiese kritikohej shpesh pasi bënte shumë gafa, por edhe pritjet spetakolare ishin të tijat ku shpesh herë shikuesit ngeleshin me gojën hapur.
Tashmë ai nuk bënë më pjesë në botën e futbollit, madje po të kërkosh emrin e tij do të të dali si një luftëtar i WWE (Wrestling). Ky është një nga sportet më të paguara në botë dhe Tim e ndjen veten pjesë të këtij sporti.
“Dua të jem i pamposhtur, të lëndoj të tjerët që ata të mos më lëndojnë. Mendoj se do të jem “djaloshi i keq”, ky është rregulli, duhet të mësohem me të. Si futbollist, kam qenë njeri i keq kur më shanin,” u shpreh Tim.
Debutimi i tij në Wrestling ndodhi në vitin 2016, në ringun e Mynihut, së bashku me Cesaron dhe Sheamus, përballë Primo, Epico dhe Bo Dallas. Të pranishëm në publik ishin edhe bashkëlojtarët e tij, Per Mertesacker dhe Torsten Frings.
Wiese, megjithatë, pavarësisht se e ka pranuar mungesën totale të interesit për botën e futbollit, nuk e ka harruar kurrë, aq sa në vitin 2017 u shfaq me fanellën e SSV Dillingen, në serinë e tetë gjermane (futboll amator), në Bavari, jo larg Mynihut, ku debutoi në ring. / h.ll/abcnews.al