Palestinezët e zhvendosur që kthehen në shtëpi në qytetin Jabalya në Gazën veriore kanë gjetur shtëpi dhe shkolla të kthyera në rrënoja.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) u tërhoqën nga Jabalya të premten, duke pretenduar se kanë shkatërruar 10 km tunele të Hamasit dhe kanë gjetur trupat e shtatë pengjeve.
Në një deklaratë në X, këtë të shtunë zyra e kryeministrit palestinez tha se kampi Jabalya, “dikur plot jetë, tani shtrihet i pajetë nën rrënojat e bëra nga Izraeli”.
Pamjet e transmetuar në internet shihen banorët që ktheheshin në shtëpi me makinë, me biçikletë dhe në këmbë, për të gjetur rrugë pothuajse të pakalueshme për shkak të rrënojave nga ndërtesat e shkatërruara. Shtëpitë mbetën të panjohura pasi trupat u gjetën nga rrënojat.
abcnews.al