Dikur pedagog në Tiranë, sot shkencëtari në SHBA tregon vështirësitë: Më dhanë bursën që nuk doja

schedule09:14 - 9 Janar, 2023

schedule 09:14 - 9 Janar, 2023

Niko Qafoku është shkencëtari në SHBA, që po krenon Shqipërinë. Ai dikur ishte thjesht një pedagog në Shqipëri, ndërsa sot renditet krahas emrave të njohur të shkencës në botë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Qafoku tregoi të gjithë rrugëtimin e tij, nga shkolla e lartë e padëshiruar që i doli në Shqipëri, këshilla e babait, e cila i ndryshoi jetën deri te vendi i punës që fitoi në SHBA.

“Që nga viti 1994 dhe deri tani kam rreth 28 vjet që jetoj në Amerikë. Kështu koha kalon shumë shpejt. Unë erdha këtu me qëllimin për të bërë doktoratën dhe për tu arsimuar. Kështu pasi bëra doktoratën, më ofruan një punë në laboratorin shkencor në të cilin vazhdoj të punoj që në vitin 2000. Por ne jemi me sytë te vendlindja dhe unë jam një nga themelesuesit e institutit Albshkenca. Ne organizojmë takime vjetore, shumë aktivitete dhe duam ta bëjmë prezente diasporën shkencore shqiptare.

Ajo që bëra unë ndryshe nga të tjerët dmth ishte që përveç doktoratës që unë mora në shkencat e mjedisit, unë arrita të bëjë edhe një master në shkencat e aplikuara të matematikës. Kjo më krijoj mundësinë të isha vërtetë i përmbushur, pasi këtu ka shumë konkurencë me studiues, studentë, shkencëtarë nga të gjitha vendet e botës.

Fillimet ishin të vështira. Unë isha lindur dhe rritur në Tiranë dhe më dhanë bursën në agronomi, diçka komplet e huaj për mua. Mbaj mend që im atë më tha: ‘Agronomia është një profesion, nëse ti do të dalësh mirë, do të shpërblehesh’.  Edhe kjo qe në fakt shtysa për mua, që arrita të dalë shkëlqyeshëm në fakultet. Edhe aty më propozuan për të qendruar profesor në Fakultetin e Agronomisë, aty arrita të fillojë karrierën time shkencore”, rrëfeu ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!