Një restorant “trendy” në Kiev është kthyer tashmë në një ambient ku gatuhet për ushtrinë, spitalet dhe të moshuarit. Siç shkruan The Kyiv Independent, para se të niste lufta, restoranti në qendër të kryeqytetit ishte gjithmonë i mbushur plot, pavarësisht se për çfarë ore të ditës bëhet fjalë.
Më parë aty shërbehej Beef Bourguignon dhe Kyiv Mule, por lufta bëri ndryshime në menu. Tani në restorant piqet bukë për spitalet dhe gatuhet supë pule për mbrojtësit e qytetit. Ky restorant është ndër dhjetëra të tjerë në Kiev që u mbyllën për klientët, por hapën kuzhinat e tyre për vullnetarët për të ndihmuar vendin në mes të luftës.
Por ashtu si para luftës, restoranti është një magnet për të rinjtë. Një numër vullnetarësh vijnë ofrohen për të gatuar për ata që kanë nevojë.
25-vjeçari Pavlo Khrobust punonte në një restorant si kuzhinier, por e la jo shumë kohë më parë. Lufta e ktheu në kuzhinën e njohur, tani si vullnetar.
“Fillimisht doja të bashkohesha me forcat e mbrojtjes territoriale,” tha Khrobust.
“Por kuptova që jam i padobishëm atje. Fillova të mendoj se çfarë dobie mund të kisha dhe kuptova, është gatimi. Në vend të një automatiku, unë mora një lugë dhe një thikë.” /abcnews.al/