“Dikur më thërrisnin kulak”, Alimadhi këshillë socialistëve: Pushtetin e keni ju, mos fyeni njerëzit

schedule13:29 - 7 Korrik, 2021

schedule 13:29 - 7 Korrik, 2021

Në fjalën e tij të fundit si deputet në Kuvend, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi mes të tjerash ka thënë se nuk ishte e lehtë për të që të pranonte mandatin më shumë se dy vite më parë.

Alimadhi theksoi se opozita e re është përbaltur shumë dhe se ai në përgjithësi ka votuar pothuajse kundër për të gjitha ligjet.

Në fund, deputeti u dha një këshillë kolegëve socialistë në sallë. Ai ka sjellë në vëmendjen kur gjatë komunizmit i referoheshin si armik i popullit, ndërsa tha se socialistët e sotëm duhet të heqin dorë, sipas tij nga kjo mendësi. Alimadhi kërkoi prej tyre të jenë më tolerantë dhe të mos ofendojnë njerëzit.

“Nuk ishte e lehtë për mua por për të dhënë personalisht kontributin tim. Nuk kisha qejf të bëhesha deputet, pro të ma jepte PD se na vodhi votat e Ballit Kombëtar. Jemi përbaltur shumë. Në 2 vit e gjysmë keni kaluar tendera me miliona lekë. Vitin që kaloi kalova Covidin. Unë dua të falënderoj deputet e PS që nga zonja Mesi të gjitha që janë solidarizuar me mua që unë ta përballoja atë situatë. Dua të falënderoj zotin Balla, Murrizin, të gjithë kolegët. Kam qenë deputeti që kam votuar të gjitha ligjet në përgjithësi kundër. Sigurisht që ka pasur edhe ligje të mira. Dua të falënderoj shokun tim Zef Shtjefni. Kam një shprehje për ju socialistët bëhuni më të duruar, pushtetin dhe gjithçka e keni ju. Bëhuni më tolerantë. Jepuni të drejtës reale mundësinë të depërtojë. Mos fyeni njerëzit. Kur më thonin kulak, armik e ballist, ka qenë tmerr kur shoqëria e një grupimi politik më urrente sepse isha armik i popullit. Shkunduni, dilni nga këto mendime që diskrimonojnë shoqërinë,” deklaroi Alimadhi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!