Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dikur grabiste shtëpi, sot “skifteri” tregon se si të mos bini pre e hajdutëve

schedule09:51 - 30 Dhjetor, 2022

schedule 09:51 - 30 Dhjetor, 2022

Shumë njerëz bien pre e vjedhjeve. Një burrë, i cili kaloi 21 vite në burg për vjedhjet që ka kryer, ka ndarë disa këshilla se si të ruani shtëpinë tuaj nga hajdutët.

Përdorni gjëra të pazakonta për të ruajtur paratë

Mos i vendosni paratë nën dyshek sepse kriminelët e dinë se është vendi më i mirë për t’i gjetur. Mjafton të përdorni sende të zakonshme.



Merrni një qen qoftë edhe fals

Të kesh një qen të stërvitur mirë mund t’ju ndihmojë të vini re hajdutët, pasi veshët e tyre janë shumë të ndjeshëm dhe ata mund të veprojnë si një pengesë. Por edhe nëse nuk e keni një të tillë, ka mënyra për ta bërë të duket sikur keni.

Lini paratë në papafingo

Hajdutët nuk janë të prirur për papafingo, pasi është shumë e lehtë të bllokohesh nëse dikush kthehet në shtëpi. Për këtë arsye, ata janë një vend i mrekullueshëm për të fshehur çdo send me vlerë ose para.

Jini vigjilentë gjatë stuhive

Moti i keq është koha e përkryer që hajdutët të mësyjnë në shtëpi, ndaj duhet të jeni më të kujdesshëm kur bie shi. Njerëzit kanë më pak gjasa të shikojnë jashtë kur dëgjojnë zhurma, duke nxjerrë justifikime si: “Është vetëm era”.

Jini të vetëdijshëm për atë që ndani

Lennox Rodgers thekson se ka vjedhur dy shtëpi për shkak të informacionit të brendshëm që kishte marrë sepse e dinte se kishte sende me vlerë dhe para. Ndaj duhet të bëni kujdes me atë që ndani me të tjerët.

Bëni sikur jeni në shtëpi

Ka teknologji të disponueshme për të bërë të dukeni sikur jeni në shtëpi edhe kur nuk jeni. Nëpërmjet kohëmatësve dhe gjërave të tilla si Alexa, mund të keni drita që ndizen në një kohë të caktuar, ose të ndizni televizorin në mbrëmje për ta bërë të duket sikur jeni ulur në shtëpi duke parë një film. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!