Rehana Popal është gruaja e parë me origjinë afgane që bëhet avokate në Uells.
31-vjeçarja mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar si fëmijë e një familje refugjatë bashkë me nënën e saj dhe tre vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj.
Tani ajo është e përkushtuar për të ndihmuar afganët që punuan për forcat britanike gjatë luftës në Afganistan.
Ajo është në listën e 100 grave të BBC-së për vitin 2021, e cila ka në qendër të vëmendjes gratë frymëzuese dhe me ndikimin nga e gjithë bota të cilat po luajnë rolin e tyre në shoqëri. /Abcnews.al