Dikur donte ta ndalonte, sot Donald Trump hap llogari në TikTok

schedule14:12 - 2 Qershor, 2024

schedule 14:12 - 2 Qershor, 2024

Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump i është bashkuar TikTokut, rrjetit social të videove të shkurtra në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, të cilin u përpoq ta ndalonte sa ishte president.

Ish-presidenti postoi një video të shtunën mbrëma në llogarinë e tij, @realDonaldTrump, ku shfaqej duke u përshëndetur me fansat në Kampionatit Ultimate Fighting në Neëark, Neë Jersey.

Profili me adresën @realdonaldtrump ka mbledhur më shumë se 500,000 ndjekës deri në orën 08:00 të dielën.

“Është nderi im”, u përgjigj Trump, ndërsa kënga “American Bad Ass” nga Kid Rock jepej në sfond.

@realdonaldtrump Launching my TikTok at @UFC ♬ original sound – President Donald J Trump

/abcnews.al