Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka zgjedhur vajzën e tij si trashëgimtare në pushtet.
Një vendim i tillë u njoftua nga agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut, para ligjvënësve të vendit këtë të enjte.
Pak detaje dihen për Kim Ju Ae (Kim Xhu-e), e cila në muajt e fundit është fotografuar pranë babait të saj në ngjarje të profilit të lartë si një vizitë në Pekin në shtator.
Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës së Koresë së Jugut tha se mori në konsideratë një sërë rrethanash, duke përfshirë praninë e saj gjithnjë e më të spikatur publike në ngjarjet zyrtare.
Agjencia e spiunazhit tha gjithashtu se do të mbajë nën vëzhgim nëse ajo do të marrë pjesë në kongresin e partisë së Veriut më vonë këtë muaj, ngjarja e saj më e madhe politike që mbahet një herë në pesë vjet.
Vajza e diktatorit, e cila më parë ishte përshkruar nga spiunazhi I fqinjëve jugor si e trajnuar për të qenë pasardhëse, tani ishte në fazën e caktimit si trashëgimtare e pushtetit.
Ju Ae (Xhu-e) besohet te jetë 13 vjeçe dhe është fëmija i vetëm i Kim Jong Un, edhe pse inteligjenca koreanojugore beson se ai ka edhe një djalë më të madh, i cili nuk është shfaqur kurrë në publik.


