Një banesë është shkrumbuar nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të hëne në Divjakë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babunjë, Divjakë, në banesën e shtetases Dh. P., 40 vjeçe.
Fatmirësisht nuk janë raportuar për të lënduar vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 14:15, në fshatin Babunjë, Divjakë, në banesën e shtetases Dh. P., 40 vjeçe, ka rënë zjarr, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al