Digjet makina e kryetarit të Kuvendit Komunal të Leposaviçit

schedule13:04 - 28 Janar, 2024

schedule 13:04 - 28 Janar, 2024

Kryetarit të Kuvendit Komunal të Leposaviqit, Gorski Buriq, i është djegur vetura, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, autoritetet e rendit thanë se dolën në vendin e ngjarjes pasi rreth orës 04:20 të 28 janarit pranuan informatën se në Leposaviç po digjej një veturë me targa RKS- Republika e Kosovës, shkruan REL.

“Në afërsi të veturës, te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë, e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegure veturën”, u tha në njoftim.

Policia shtoi se po ndërmerr të gjitha veprimet për të hetuar këtë rast që është iniciuar si “zjarrvënie”.

Ende nuk dihet motivi i këtij incidenti. Por, në të kaluarën, në komunat në veri të Kosovës – Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut – ishin djegur apo dëmtuar vetura me targa RKS.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!