Donald Mëllugja, mesfushori i cili është pjesë e Kastriotit dhe ka qenë pjesë e Partizanit dhe Bylisit në Superiore, ka marrë një surprizë të hidhur.
Në orët e para të ditës së sotme makina e tij është djegur dhe nuk dihen shkaqet. Mat Tv ka publikuar edhe foton e makinës së shkrumbuar dhe policia po heton ngjarjen.
Policia doli me njoftimin e mëposhtëm: “Me datë 24.12.2021, rreth orës 01.40, në një parkim në lagjen ‘Partizani’, ka marrë flakë automjeti tip ‘BMË’, në pronësi të shtetasit D. M., dhe si pasoje ka marrë flakë dhe një automjet tjetër tip “Benz”, që ishin të parkuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje”. / abcnews.al