Një banesë është djegur në një fshat të bashkisë Prrenjas në orët e para të mbrëmjes së kësaj të shtune.
Burime për “Abc News” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrajcë Fushë të Njësisë Administrative Rrajcë 8 km larg qytetit të Prrenjasit.
Si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga luhatjet e energjisë elektrike e gjithë banesa e Xhevat Çukut është përfshirë nga flakët brenda disa minutave, por për fat të mirë familjarët të cilët ishin duke fjetur momentin që ka rënë zjarri, kanë mundur të shpëtojnë.