Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me djegien e tre makinave në orët e vona të mesnatës në zonën e Liqenit të Thatë.
Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete.
Ndër të tjera mësohet se automjetet ishin në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.
LEXO EDHE: Shpërthen një automjet te Liqeni i Thatë, alarmohen banorët
Njoftimi i plotë:
Më datë 02.02.2021, rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale./abcnews.al