Vendgrumbullimi i plehrave në qytetin e Peqinit është përfshirë nga zjarri.
Shkaqet që kanë ndikuar dyshohet se janë dy; temperaturat e larta të ditëve të fundit që kanë përfshirë vendin, por nuk përjashtohet edhe një zjarrvënie nga banorët.
Prej shumë vitesh plehrat e qytetit të Peqinit depozitohen në këtë vend jashtë qytetit të caktuar me miratimin e bashkisë.
Për t’i dërguar në inceneratorin e Elbasanit, që do ta zgjidhte përfundimisht problemin, bashkia duhet që të shtojë vlerën./ Abcnews.al