Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Digjen matësat e ujit në një pallat në Korçë, banorët dalin jashtë për shkak të tymit

schedule19:46 - 12 Nëntor, 2024

schedule 19:46 - 12 Nëntor, 2024

Djegia e disa matësave të ujit në një pallat në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ka mbushur me tym korridoret e ndërtesës, duke detyruar banorët të dalin jashtë saj.

Mësohet se nga djegia e sahateve nuk ka pasur flakë, por vetëm re të dendura tymi, të cilat u pastruan pas aspirimit të hapësirave të ndërtesës.  Shkak i djegies së sahateve dyshohet të jetë vendosja e tubove të ngrohjes në hapësirën që shërben për aspirimin e ndërtesës.

“Pamë tym fillimisht në korridor. Më pas hapëm dyert e ujësjellësit, ku janë tubat e ujit, kishte zjarr në tubat e shkarkimit të ujërave. U lajmërua zjarrfikësja, erdhi. Tani është mbytur tërë pallati nga uji se janë çarë tubat, kanë ndërprerë ujin dhe kemi mbetur të tërë jashtë. Nga kati i 4 e lart nuk hyjmë dot.”, tha një banor.



Ndërmarrja e Ujësjellësit ka ndërprerë furnizimin me ujë të banorëve të pallatit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!