Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për një automjet tip “Peugeot”dhe një “Audi”. Automjeti tip “Peugeot” njoftohet të ketë qenë në pronësi të shtetases K.P.,
Mësohet se makinat kanë qenë në dy lagje të ndryshme. Njëra në lagjen “Vullnetari” dhe një tjetër në lagjen “Beqir Dardha”. Automjeti tjetër mësohet të jetë në pronësi të kryeinspektorit të Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Elbasan, B.M.
Të dyja automjetet janë djegur plotësisht. Po punohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Gjatë natës në lagjen “Vullnetari” dhe “Beqir Dardha”, Elbasan, në rrethane ende të paqarta ka rënë zjarr në mjetet tip “Peugeot” në pronësi të shtetases K.P., dhe “Audi” në pronësi të një subjekti farmaci dhe si pasojë mjetet janë djegur plotësisht.
Grupi hetimor për të dyja ngjarjet vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. /abcnews.al/

