Digjen dy automjete të serbëve në veri të Kosovës, shkak targat RKS

schedule12:47 - 30 Mars, 2023

schedule 12:47 - 30 Mars, 2023

Dy automjete në pronësi të shtetasve serbë janë djegur në Zubin Potok, në veri të Kosovës.

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela thotë se kjo ka ndodhur vetëm për shkak të targave RKS.

Sipas Velës, strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë frikësimin e serbëve lokal dhe shtoi se sipas marrëveshjes së Brukselit targat RKS janë të vetme targa legale në të gjithë Kosovën.

“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat RKS janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën”, shkroi Vela në Twitter.