Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

DigitAlb, oferta për festa/ Paketa premium, ulje çmimi deri në 35 përqind. Dy kanalet e Big Brother, transmetim falas

schedule14:19 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 14:19 - 15 Dhjetor, 2025

Sezoni festiv ka nisur spektakolar në Digitalb sepse këto janë festat e dëshirave më përrallore ne cdo kanal me programacionin më special që keni parë ndonjëherë. Dhe surpriza e madhe për këto festa do të jenë eventet e mëdha sportive që i janë shtuar paketës premium  si Champions League, Seria A, kupa e Italisë, Bundesliga, NBA dhe Moto Grand Prix.

Tashmë abonentët e Digitalb përveç emocioneve të Premier Ligës,  La Ligës, Ligës së parë, Europa Ligë,  kombëtares Kuq e Zi, Kosovës, përfaqësueseve të Europës do të shijojnë mbi 30 evente nga bota e sportit, por edhe programe fantastike në kanalet e tjera duke e bërë paketën premium më unike në  glob pasi ofron gjithçka që dëshironi me çmimin më të lirë.

Eventi më i shumëpritur i vitit, big brother vip,  starton prej datës 20 dhjetor dhe do të vijojë si gjithmonë çdo javë me dy prime në top channel si dhe 24 në 24  në dy kanale live në Digitalb.  Paketa premium  tashmë të gjitha eventet sportive  dhe kanalet e tjera familjare ofrohet me  ulje çmimi deri në 35% dhe ka të përfshira falas edhe dy kanalet e big brodher vip.

Kudo në platformën tokësore,  satelitore si dhe ott permes aplikacionit digitalb çdo familje shqiptare jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në Europë,  Amerikë, Kanada, Australi dhe në të gjithë botën ku ka shqiptar. Digitalb ju pret  në çdo pikë shitje të autorizuar  kudo në Shqipëri dhe jasht saj  si dhe në çdo kohë online në faqen zyrtare digital.al. Digitalb, dëshira e festave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!