Digitalb Kupa e Kosovës ka njohur sot çiftet për fazën e 1/8-ve. Shorti ka rezervuar vetëm një përballje mes skuadrave të Ipko Superliga, teksa Ballkani kampion dimri ndeshet me Trepça ’89 në Suharekë.
Feronikeli, fitues në fuqi i Digitalb Kupa e Kosovës, do të përballet me skuadrën nga Prizreni, A&N, që garon në ligën e dytë. Sfida të lehta për Prishtinën dhe Gjilanin, që gjejnë kundërshtarë të ligës së parë, si Arbëria dhe 2 Korriku.
Interesante duket përballja Liria e Prizrenit Ferizaj. Drenica në këtë tur pret skuadrën e Dardanës, kurse Vushtrria luan në Mitrovicë ndaj skuadrës së Trepçës. Dukagjini, pjesë e Superligëës, do të diskutojë kualifikimin me Vitinë.
DIGITALB KUPA E KOSOVËS – Faza 1/8
Feronikeli – A&N
Drenica – Dardana
Vitia – Dukagjini
Trepça – Vushtrria
Gjilani – 2 Korriku
Arbëria – Prishtina
Ballkani – Trepça ‘89
Liria – Ferizaj
/abcnews.al