Digitalb Kupa e Kosovës rikthehet në janar, ndërkohë që sot janë mësuar çiftet çerekfinaliste. Shtatë skuadra të elits së futbollit dardan, si dhe Liria e Prizrenit, do kërkojnë t’i shkojnë deri në fund këtij trofeu.
Një short i favorshëm për skuadrat që duan pjesëmarrjen në kupat e Europës. Feronikeli, fitues në fuqi i këtij trofeu, do të përballet me bardhezinjtë e Lirisë dhe synimi është kualifikimi në fazën gjysmëfinale.
Short i lehtë edhe për Prishtinën, që do të ketë përballë Vushtrrinë. Këta të fundit po bëjnë një sezon të dobët, ashtu sikurse edhe Dukagjini, rivali i Ballkanit kampion dimri. Çifti më interesant në fazën çerekfinale është Drenica-Gjilani. /abcnews.al