Digitalb Kupa e Kosovës po shkon drejt fundit. Para pak ditësh u përcaktuan katër skuadrat gjysmëfinaliste, ndërkohë që sot në ambientet e FFK është hedhur edhe shorti që përcakton çiftet.
Goglat kanë rezervuar përballjet Prishtina-Drenica dhe Ballkani-Feronikeli. Skuadra e drejtuar nga Armand Dallku është favorite për të shkuar në finale, ashtu sikurse kryesuesit e Ipko Superliga. Ekipi nga Suhareka duhet të kalojë fituesit në fuqi të Kupës.
Tashmë janë përcaktuar edhe datat e zhvillimit të ndeshjeve gjysmëfinale. Sfidat e para do të luhen më 8 prill, kurse të kthimit dy javë më pas, më 22 prill. / abcnews.al