Digitalb Kupa e Kosovës: Gjilani i papërmbajtshëm, festojnë Prishtina dhe Vushtrria

schedule14:24 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 14:24 - 8 Dhjetor, 2019

Janë mbyllur katër ndeshjet e fundit të raundit të 1/8 në Digitalb Kupën e Kosovës. Gjilani shkatërroi 2 Korrikun me një rezultat tenistik. 6-1 fituan djemtë e Mezanit, Tomislav Busic shënoi dy herë, ndërsa golat e tjerë u realizuan nga Hajdari, Jonuzi, Progni dhe Dautaj. I pavlerë goli i Arbnor Shalës për ekipin mik.

Një penallti e saktë e Meriton Korenicës i dhuroi fitoren Prishtinës. Bardhekaltrit mposhtën 0-1 Arbërinë dhe u kualifikuan në çerekfinalet e Kupës. Feston edhe Vushtrria që triumfoi 2-4 në Mitrovicë përballë Trepçës. Kualifikohet edhe Liria. Ekipi nga Prizreni fitoi 1-0 në shtëpi përballë Ferizajt, duel që u vendos nga një penallti e saktë e Jasmin Muhovic.

Gjilani, Prishtina, Vushtrria dhe Liria, i bashkohen Ballkanit, Feronikelit, Drenicës dhe Dukagjinit në fazën e 1/4 të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të futbollit dardan.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Digitalb Kupën e Kosovës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!