Interi do një mesfushor për të zëvendësuar Christian Eriksen dhe lajme t e fundit janë se zikaltërit i janë ofruar Hakan Calhanoglu, të cilit i ka përfunduar kontrata me Milanin dhe po shqyrton ofertat, mes tyre edhe atë të kuqezinjve.
Teksa të gjithë tifozët e Milanit shpresojnë për qëndrimin e tij te Milani, Interi ndërhyn me plan djallëzor dhe ofron 1 milionë euro më shumë. Mediet tregojnë se Interi i ka ofruar 5 milionë euro, aq sa ai i ka kërkuar Maldinit dhe Gazidis.
Milani e ka çuar ofertën e vet në 4 milionë euro, por kaq nuk mjafton. Duhet një lëvizje e shpejtë sepse rivalët e qytetit duket se kanë marrë epërsi për yllin e Turqisë. Pas Donnarummas, po ndihet aroma e një tjetër tradhtie. /abcnews.al