Dr. Philip Goglia, një nutricionist për shumë yje të Hollivudit, ka krijuar një regjim të veçantë për humbje peshe. Klientët e tij janë Kara Delevingne, Chris Pratt, Chloe Kardashian dhe Chris Hemsworth dhe të gjithë duhet të heqin dorë nga produktet e qumështit nëse duan një trup ëndërrimtar, pohon Goglia.
Si funksionon programi i të ushqyerit G-plan
Programi i dietës G-plan është në fakt shumë i thjeshtë. Produktet e qumështit ndikojnë negativisht në tretje, shkaktojnë fryrje dhe rrisin mundësinë e inflamacionit. Ai thotë se nëse hiqni dorë nga produktet e qumështit, do të keni një fytyrë më të pastër dhe të bukur.
Sigurisht, kilogramët nuk do të shkrihen vetvetiu vetëm nëse ndaloni së ngrëni produktet e qumështit. Do t’ju duhet të keni të paktën një disiplinë bazë në dietë dhe të bëni disa aktivitete fizike, por të paktën është mirë të dini se çfarë mund të përmirësojë luftën tuaj kundër kilogramëve.
Programi i doktor Goglia ndihmoi aktorin Chris Pratt të humbiste deri në 27 kilogramë për filmin “Guardians of the Galaxy”. Chloe Karadshian humbi pesë kilogramë në gjashtë javë. /abcnews.al