Dieta pas karantinës, disa këshilla ç’duhet të konsumoni për të rënë në peshë

schedule10:03 - 26 Maj, 2020

schedule 10:03 - 26 Maj, 2020

Pas disa kohësh qëndrimi në shtëpi, padyshim që ka nga ata që duan të heqin kilet e shtuara gjatë kësaj periudhe. Me vëmendjen e duhur, mund ta zgjidhni këtë problem dhe të riktheheni sërish në formë.

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm dhe për të marrë rezultate të mira është e rekomandueshme të paktën 30-45 minuta ecje e shpejtë.

Gjithashtu, duhet të ndiqni një dietë të ekuilibruar ku frutat nuk duhet të mungojnë kurrë pasi përveçse janë një burim i jashtëzakonshëm i shumicës së ushqyesve që i duhen trupit, por dhe një alternativë e mirë për një mesvakt të shëndetshëm pas mëngjesit ose pas darkës.

Perimet, burimet e vitaminave dhe mineraleve janë të rëndësishme për mirëqenien. Perimet me gjethe të errëta si spinaqi apo lakra, përmbajnë një sasi më të madhe lëndësh ushqyese dhe mund të konsumohen në çdo vakt.

Proteinat – bishtajoret duke filluar nga fasulet deri tek thjerrëzat janë gjithashtu burime të shkëlqyera të proteinave.

Produktet e qumështit, janë thelbësore për shkak të përmbajtjes së tyre të kalciumit dhe vitaminës D.

Është e rëndësishme marrja e yndyrnave të shëndetshme si vaji EVO ose avokado. Por, duhet patur parasysh se këto këshilla duhen zbatuar vetëm pasi të këshilloheni me mjekun tuaj, për të qenë më të saktë përsa i përket konsumit kalorik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!