Mes emërimeve të reja dhe rikonfirmimeve në postet drejtuese, vëmendje të veçantë mori ministrja virtuale Diella e cila do të mbulojë sektorin e vlerësimit të tenderave.
Inxhinieri fizikant Ermand Mertenika theksoi se është një ide inovative e cila ka aspekte beneficiale. Sipas tij, kjo risi e promovon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe gjuha matematikore digjitale në vlerësimin e tenderave është e pagabueshme.
“E mbështes më së mirë, është ide inovative. Kryeministri mund të ketë marrë shkas nga zgjedhjet në Britani të Madhe. Është diçka shumë interesante që ka dy aspekte beneficiale. Ky inovacion ka marrë një jehonë të madhe, është për t’i dhënë një mesazh botës që Shqipëria nuk është prapa dhe do të jetë lider në këtë fushë. Dhe për marketingun dixhital është e rëndësishme. të kesh një ministër shteti në formën e AI është fantastike.
Inteligjenca Artificiale është një koncept, një gjuhë matematikore që nuk gabon. Diella në sektorin e prokurimeve është për të evituar korrupsionin. Kompanitë në garë do të jenë transparentë dhe do të anojë më shumë nga meritokracia digjitale.” / abcnews.al /

