Diego Armando Maradona, ka shumë fat! Legjenda e futbollit drejtoi ekipin e Gimnasia në Superligën argjentinase këtë sezon, por skuadra e tij kishte shumë ulje-ngritja. Shumë ndeshje për t’u harruar dhe Gimnasia rrezikonte seriozisht rënien nga kategoria.
Ekipi i drejtuar nga Maradona kishte vetëm një pikë më shumë se ekipi i vendit të tretë nga fundi, Aldosivi. Sot, kampionati argjentinas është anuluar dhe ekipet do të ruajnë pozicionet aktuale. Ndërsa për ekipet e kreut të kategorisë së dytë, do të luajnë Play-Off për të vendosur kush ngjitet në elitë.
Një mundësi e dytë për Maradonën, që sezonin e ardhshëm, të bëjë shumë më mirë se ky aktuali, ku në 23 ndeshje, grumbulloi vetëm 23 pikë. Gjithsesi, duke parë fatin që ka “El Pibe de Oro”, gjithçka do të jetë në rregull…/abcnews.al