Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit botëror u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak më datë 25 nëntor në moshën 60-vjeçare në shtëpinë e tij në Tigres, Buenos Aires.
Shumë polemika dhe akuza ka pasur pas vdekjes së Diegos, teksa në shumicën prej tyre theksohet dëshira e munguar për të jetuar e Diegos. I radhës që flet në lidhje me këtë është ish-mjeku i Maradonës në vitet 1977-2007.
Alfredo Cahe tregon se Maradona e kishte humbur dëshirën për të jetuar dhe gjatë një udhëtimi në Kubë, legjenda argjentinase kishte tentuar të vetëvritej në një aksident rrugor.
“Ajo që ai kishte, nuk dukej një sulm i thjeshtë në zemër. Në Kubë autobusët quhen gungua. Në një rast Diego tentoi të përplasej me njërin prej tyre për të vrarë veten. Na tha se nuk e pa dhe e gjeti para tij. Për mua vdekja e tij ishte vetëvrasje.
Diego ishte lodhur në këtë jetë dhe e la veten të shkonte, nuk mund të duronte më. Dhe kush ishte aty për ta mjekuar nuk e bëri siç duhej. Herën e fundit që e pashë ai ishte shumë i qetë dhe nuk më lejohej të flisja me të”, tregon Cahe. /abcnews.al