Diego Simeone mbështetet te djali i tij, thërret në ekip sulmuesin 19-vjeçar

schedule09:21 - 12 Shkurt, 2022

schedule 09:21 - 12 Shkurt, 2022

Diego Simeone ka thirrur djalin e tij Giuliano në skuadrën e Atletico Madrid për takimin e tyre në La Liga Santander me Getafen këtë të shtunë.

Giuliano do t’i bashkohet skuadrës për të përforcuar sulmin, me babain e tij që ka një listë të fortë lojtarësh në dispozicion për fundjavën.

Geoffrey Kondogbia dhe Marcos Llorente janë rikthyer të dy në skuadër pasi u lënduan kundër Athletic Club në Supercopa de Espana muajin e kaluar dhe të dy u stërvitën normalisht gjatë javës përpara ndeshjes.

Antoine Griezmann dhe Daniel Wass mungojnë, si dhe Jose Maria Gimenez pasi ai rezultoi pozitiv me COVID-19.

Skuadra e Atletico Madridit për t’u përballur me Getafen është: Lecomte, Oblak, Lodi, Savic, Felipe, Hermoso, Reinildo, Vrsaljko, Kondogbia, De Paul, Koke, Lemar, Llorente, Herrera, Carrasco, Joao Felix, Suarez, Correa, Cunha, dhe Simeone./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!