Flamurtari ka zyrtarizuar trajnerin e tyre më të ri, Diego Longo.
47-vjeçari nga Genoa e Italisë ka drejtuar për herë të fundit ekipin e Kukësit. Në të kaluarën, Longo ka qenë trajner asistent me Dinamo Kievin, Al Hilal, PAOK etj.
“Jam këtu duke menduar për 6 ndeshjet që kemi përpara, ajo që do të ndodhi më vonë nuk ka rëndësi, duhet të shkojmë në Superligë, sot ekziston vetëm Flamurtari dhe këto 6 ndeshje. Skuadra e parë që kam njohur është Flamurtari në Shqipëri sepse kam qenë pjesë e “Petrolul Ploeshti” kur Flamurtari është ndeshur me këtë skuadër.
Jam këtu në 100 vjetorin e klubit me njerëz që i kanë dhënë shumë dhe shpresoj se është ogur i mire”, ka thënë Longo./ h.ll/abcnews.al