Liverpool nuk e ka mbyllur merkaton. Një ditë më parë nënshkroi spanjolli Thiago Alcantara, i blerë nga Bayern Munich. Tashmë “The Reds” kanë siguruar edhe një sulmues të majtë dhe ai është portugezi Diogo Jota, i cili ka spikatur me Wolverhamton.
Futbollisti 23-vjeçar do të nënshkruajë për pesë vite me Liverpool, ndërkohë që klubi i tij aktual përfiton 41 milion sterlina. Katër milion të tjera mund t’i marrë në të ardhmen, sipas klauzolave të përfshira në marrëveshjen mes klubeve.
Diogo Jota > Liverpool deal has been completed, also last details have been sorted. Paperworks signed – Jota gonna sign until June 2025. Fee around €43m.
Ki-Jana Hoever is joining Wolverhampton on a permanent deal from #LFC. ? #transfers— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 19, 2020
Ndërkohë ka edhe një lëvizje në krahun e kundërt, pasi Wolverhapton u merr kampionëve të Anglisë mbrojtësi Ki-Jana Hoever. Për të ata do të paguajnë 9 milion euro, ndërkohë që janë përfshirë edhe 4.5 milion euro bonuse në varësi të paraqitjeve të 18-vjeçarit holandez. Liverpool ka mbajtur edhe të drejtat për 15% të kartonit dhe do të përfitojë në të ardhmen në rast se ai shitet. /abcnews.al