Shoqata për mbrojtjen e Pronave në Luginën e Drinit të Zi, organizoi një protestë në fshatin Fushë Muhurr, duke kundërshtuar ndërtimin e Skavicës.
Rreth 100 banorë të fshatit ishin mbledhur për të kundërshtuar këtë projekt shfarosës për Dibrën.
Ndërtimi i Skavicës do të jetë “Genocid” për Dibrën.
Ndërtimi i një liqeni aq të madh siç parashikohet në kuotën 443 metra do të mbysë 32 fshatra, 16 mijë hektarë toka bujqësore dhe troje, do të shpërngulë 12 mijë banorë.
Efektet sociale dhe mjedisore do të jenë katastrofike, pasi do të zhdukë gjithë fushën e Dibrës, dhe do ta ndajë atë në 2 pjesë, pra do ta zhdukë Dibrën.
Organizatorët shprehen se do të rezistojnë fort deri në anulimin e projektit, ndërsa protesta e radhës do të jetë të enjten e ardhshme në fshatin Katund i Ri në Luzni./abcnews.al/