Brahim Diaz la Real Madridin në verë dhe u bashkua me Milanin në formën e huazimit deri në fund të sezonit. Te kuqeznjtë ai ka gjetur një njeri fitues dhe një shembull të madh për tu frymëzuar, Zlatan Ibrahimovic.
Së fundmi 21-vjeçari ka folur në lidhje me marrëdhënien me Ibran dhe këshillat e suedezit. Diaz tregon gjithashtu se ka lidhje shumë të mirë me ish-trajnerin e tij, Zinedin Zidane.
“Ibra është në të njëjtën moshë me babanë tim, por vazhdon të bëjë diferencën. Në futboll nuk ka më moshë dhe ai po e tregon. Ne kemi një lidhje të shkëlqyer me njëri-tjetrin, ai më jep këshilla dhe shkojmë shumë mirë. Po flasim për një njeri fitues.
Bërja e pjesës suaj nuk është e mjaftueshme me të, gjithmonë të bën të punosh më shumë. Ai më thotë: ‘nuk ke mbaruar akoma, tani duhet të bësh muskuj barku me mua’.
Zidane? Kemi një dashuri të veçantë dhe të ndërsjellë. Marrëdhënia mes tij dhe meje është shumë e mirë. Tani jam në Milano, luaj çdo tre ditë dhe kemi më pak kontakte, por herë pas here këmbejmë mesazhe”, u shpreh talenti. /abcnews.al