Vetëm 18 vjeç, por ka mahnitur gjysmën e Evropës me paraqitjet e tij fantastike në fushën e blertë. Talenti i mesfushës turke, Arda Guler konsiderohet si një ndër lojtarët më me potencial të këtij brezi, e një gjë e tillë nuk mund t’i shpëtonte “gjigandëve” të Evropës.
Sipas, raportimeve më të fundit të raportimeve më të fundit të “La Gazzetta dello Sport”, “ylli” në lindje i Fenerbahçe është në “radarët” e “djajve” të Milan, të cilët e shohin si zëvendësuesin perfekt të Brahim Diaz.
Me një vlerë kartoni prej 15 milionë eurosh, Guler nuk pritet t’i kushtojë shumë “kuqezinjve”, të cilët mund të sigurojnë shërbimet e 18-vjeçarit, duke paguar klauzolën e tij prej 17.5 milionë eurosh. /i.m /abcnews.al