Diamanti “Alien” 555 karat del në ankand dhe kap shumën marramendëse: “Mbron nga syri i keq”

schedule22:59 - 18 Janar, 2022

schedule 22:59 - 18 Janar, 2022

Diamanti i zi “Enigma” mbron nga syri i keq dhe besohet se ka origjinë jashtëtokësore – Do të ekspozohet muajin tjetër në ankandin e Sotheby në Londër – Shihni “gurin” mbresëlënës me 55 fytyra

“The Enigma”, një diamant i rrallë i zi , iu prezantua dje gazetarëve gjatë një turneu në Dubai, përpara se të dalë në ankand në Londër në muajin shkurt.

Kompania Sotheby’s njoftoi dje se, në ankandin që do të zhvillohet më 3 shkurt në kryeqytetin britanik, guri i rrallë pritet të “kapë” më shumë se 6 milionë dollarë. Një e veçantë tjetër është se do pranohet edhe kriptovaluta në këtë ankand.

Për shtëpinë britanike të ankandeve, diamanti i zi 555,55 karat vlerësohet se ka ardhur nga hapësira.

Sophie Stevens, një specialiste bizhuterish në Sotheby’s në Dubai, u tha gazetarëve se numri “pesë” është veçanërisht i rëndësishëm për diamantin, i cili ka 55 faqe.

Forma e diamantit të zi bazohet në simbolin e palmës në Lindjen e Mesme, “Hamsa, që simbolizon forcën dhe mbrojtjen”, tha ajo teksa shtoi se “hamsa” në arabisht do të thotë “pesë”.

Për botën arabe, ky amulet mbron mbajtësin e tij nga “syri i keq”.

“Pra, ekziston një model i bukur i numrit pesë që lidhet me diamantin,” tha Sophia Stevens.

Diamantet e zeza, të njohur edhe si “carbonados”, janë jashtëzakonisht të rrallë dhe gjenden vetëm në Brazil dhe Afrikën Qendrore.

“Ne besojmë se diamantet karbonatike janë me origjinë jashtëtokësore , ndoshta nga meteoritët që u përplasën me Tokën,” thotë ajo.

Argjendarja e Sotheby vlerëson se guri u formua kur një meteorit ose asteroid goditi Tokën më shumë se 2.6 miliardë vjet më parë.

Ndryshe nga diamantet e bardhë dhe me ngjyrë, diamantet e zeza vijnë nga shkëmbinj sedimentarë që janë afër sipërfaqes së Tokës apo edhe sipërfaqes së saj. /abcnews.al/

sothebys-diamond-01
zi-diamant-twitter

 

διαμ
AP22017496328117-640x400

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!