“Diamant” i së ardhmes, në “radarët” e Inter bie “shtatlarti” gjerman

schedule17:56 - 3 Shtator, 2024

schedule 17:56 - 3 Shtator, 2024

Mund të konsiderohet një “mjeshtër” i vërtetë i merkatos. Giuseppe Marotta po bën një punë të magjishme, me “Zikaltërit” e Inter, teksa ishte pikërisht ai që ndërtoi këtë organikë fantastike, që siguroi dy tituj kampion, dy Kupa dhe tre Superkupa të Italisë, në vetëm katër sezone, pa llogaritur këtu finalen e UEFA Champions League të vitit të shkuar, e cila për fat të keq, nuk u arrit të fitohej përballë një kundërshtari si “Qytetarët” e Manchester City.

Ashtu, si në sezonet e tjera, edhe këtë sezon, Marotta ka afruar një sërë lojtarësh me parametra zero, siç janë edhe “arkitekti” polak i mesfushës së Napoli, Piotr Zielinski dhe “bomberi” iranian i “Dragonjve” të Porto, Mehdi Taremi, megjithatë duket se merkatoja nuk mbaron me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave gjerman, 20 herë kampionët e Italisë po mendojnë për transferimin e talentit gjerman të mbrojtjes, Karim Coulibaly, me 16-vjeçarin, pjesë e skuadrës së Hamburg, i cili i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka sesi një lojtar i tillë, me goxha perspektivë t’i shpëtojë “strategut” të Inter. /i.m /abcnews.al