Dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak takon sekretarin e përgjithshëm të OKB-së

schedule14:20 - 25 Qershor, 2021

schedule 14:20 - 25 Qershor, 2021

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar këtë të premte në Bruksel sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Lajçak përmes një postimi në Tëitter shkruan se me sekretarin Guterres ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“I lumtur të takojë sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres gjatë vizitës së tij sot në Bruksel.

Ne biseduam për angazhimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, dhe veçanërisht rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Lajçak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!