Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dialogu me Serbinë, Trump mesazh Thaçit

schedule17:22 - 15 Shkurt, 2019

schedule 17:22 - 15 Shkurt, 2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet mes tyre, pasi kjo është diçka thelbësore për integrimin perëndimor të Kosovës. Në një mesazh urimi dërguar presidentit Hashim Thaçi me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë, Trump ka deklaruar se, njohja e dyanshme shihet si themel i marrëdhënieve të normalizuara dhe si bazë për çfarëdo zgjidhje gjithëpërfshirëse. Ndër të tjera në mesazhin e tij, Trump ka nënvizuar se, marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës vazhdojnë të jenë të fuqishme. “Marrëdhëniet tona të fuqishme bilaterale janë të rrënjosura në vizionin e përbashkët për një Kosovë dhe një Ballkan të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë”, ka vijuar Trump. Ai i ka inkurajuar qytetarët e Kosovës që të fokusohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike e tregtare. “Shtetet e Bashkuara i mbesin partner të gjithë atyre që ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të vështira, të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës”, ka shtuar Trump./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!