Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak. Takimi është mbajtur në Presidencë. Ndërkohë në orën 16:00, Lajçak pritet që të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Vizita dy ditore e Lajçak vjen në kuadër të diskutimeve të takimit të nivelit të lartë të 27 Shkurtit në Bruksel, ku Kosova dhe Serbia kanë pranuar planin evropian. Kurti deklaroi se ishte i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen ndërsa shtoi se Vuçiç nuk ishte i gatshëm për një gjë të tillë.
Pas Prishtinës, ai pritet që të shkojë edhe në Beograd./abcnews.al