Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohet nesër në Beograd me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Javën e kaluar në Bruksel, Lajçak ka biseduar me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi dhe Petro Petkovic.
Në Bruksel janë mbajtur dy takime të Grupit Punues për zgjidhjen e çështjes së targave.
Përfaqësuesi Special i BE-së javën e kaluar pati takime të veçanta edhe me ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakovic, Malit të Zi, Gjorgje, Raduloviç dhe Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.