Dialogu, akoma s’ka marrëveshje/ Halimi: Kurti, manovrime për të mos u djegur politikisht

schedule13:52 - 11 Tetor, 2024

schedule 13:52 - 11 Tetor, 2024

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studimet Evropiane dhe Globale në Kosovë, Jeton Halimi thotë dialogu me Serbinë ka ngecur, teksa nuk janë vënë në zbatim marrëveshjet e rënda dakord.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Halimi u shpreh se Kurti duhet të themelojë Asociacionin, pasi Kosova e ka të detyrueshme, edhe nga marrëveshja e Ohrit.

Por sipas Halimit, Kurti po bën manorva për të mos u djegur politikisht.

“Çështja e dialogut në Kosovë ka ndaluar. Nga ana e Kosovës dhe Serbisë nuk kanë filluar marrëveshjet. Kurti dhe Kosova duhet ta çojë draft statutin, duhet të themelojë Aoscacionin, kanë dalë edhe këto përgjime. Kosova e ka të detyrueshme edhe me marrëveshjen e Ohrit, këtë e di shumë mirë Albin Kurti. Kurti nuk e bën qëllimisht që mos të digjet politikisht. Vizita  në Shqipëri, kjo është një farë koordinimi, shpresoj se vizita e tij në Serbi, nuk do të jetë në dëm të Kosovës. Është shuplakë e madhe për Kosovën. Janë interesat e Erdoganit dhe miqësia e tij me Rusinë. Erdogan, atje i ka çuar edhe investimet nga Turqia. Erdogan do t’i dhurojë Serbisë edhe dronë të modelit të fundit. Sido që të jetë, është politika e Erdoganit. Nuk mund të thuhet se është mik i mirë i Kosovës, nuk mundet edhe me Kosovën, edhe me Serbinë të mbajë marrëdhënie të mira”, theksoi ai./abcnews.al