Angel di Maria, ka thënë se definitivisht nuk do të jetë te Roma.
Në Playroom të ESPN, di Maria tha se Juventus ishte klubi më i madh në Itali që ishte i interesuar për argjentinasin. Futbollisti pranoi se për momentin është duke menduar për ofertën, por tani di Maria është me pushime me familjen e tij.
Në verën e vitit 2022, sulmuesi argjentinas u largua nga PSG si lojtar i lirë, ai nuk e rinovoi kontratën me klubin francez, ku luante që nga viti 2015.
Si pjesë e PSG-së, di Maria u bë kampion francez pesë herë, fitoi Kupën e Francës katër herë dhe fitoi Superkupën pesë herë. /abcnews.al/