Missimiliano Allegri ka marrë një lajm aspak pozitiv në prag të ndeshjes me PSG në Champions League, takim që është i vlefshëm për fazën e grupeve dhe do të luhet ditën e nesërme në orë 21:00.
Ish-i i madh i kësaj sfide, Angel Di Maria është dëmtuar dhe nuk do të mund të luajë ndaj parizienëve, me argjentinasin që doli i dëmtuar në ndeshjen ndaj Fiorentinës.
Për këtë përballje Di Maria nuk do të jetë as i grumbulluar, pasi Allegri në vend të tij do të marrë më vete Kostic. /f.a/abcnews.al