Di Maria dhe Dybala në “dyshime”, Lionel Scaloni: Do të luajë kush është më mirë

schedule16:28 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 16:28 - 8 Dhjetor, 2022

Ditën e nesërme do të startojë faza çerek-finale e Kupës së Botës, “Katar 2022”, me ndeshjet Kroaci-Brazil dhe Hollandë-Argjentinë, të cilat do të përcaktojnë çiftin e parë gjysmë-finalist.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Hollandën, tekniku argjentinas Lionel Scaloni foli për formën e dy lojtarëve të sulmit “albiceleste”, më konkretisht Angel Di Marian dhe Paulo Dybalan, ku tha se të dy lojtarët po e gjejnë formën e tyre.

“Angel nuk është stërvitur plotësisht me grupin, vetëm gjysmën. Sot do të flas me të dhe do të shohim se çfarë të bëjmë, ai është një lojtar i rëndësishëm, por kush është më mirë duhet të marrë pjesë në fushë. Përsa i përket Dybalas, ai nuk ka luajtur ende, sepse nuk e pashë të përshtatshme që ai të dilte në fushë. Megjithatë, ai është mirë, është në gjendje dhe ne. janë të kënaqur me kontributin e tij”,- u shpreh tekniku Scaloni. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!